E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kosovarët ndër më të lumturit në botë

Duhet lexuar

spot_img

Kosova është renditur e 33-ta në gjithë botën në Indeksin Global të Lumturisë, që e ka përpiluar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa në Gadishullin Ballkanik e ka përpara vetëm Slloveninë që zë vendin e 29-të.

Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti.

Këtu përfshihen jeta e shëndetshme, bujaria, liria për të zgjedhur, mbështetja sociale e përshtypjet për korrupsionin.

Njerëzit më të lumtur në botë kanë dalë të jenë finlandezët.

Në përgjithësi, autorët e raportit thonë se njerëzit janë përmbajtur emocionalisht nga ndikimi i pandemisë COVID-19.

“Kemi bërë dy lloje pyetjesh. Një për jetën në përgjithësi dhe tjetrën për gjendjen emocionale, stresin, ankthin. Ajo që kemi vërejtur është qëndrueshmëria e njerëzve, megjithëse ne jemi akoma në mes të një krize të thellë”, thotë Jeffrey Sachs, bashkautor i Raportit Botëror të Lumturisë, .

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet janë radhitur në vendin e 19. Ndërsa Shqipëria është e 93-ta sa i përket lumturisë së banorëve të saj.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img