E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Koncert me 5 mijë veta si test në kohë pandemie

Duhet lexuar

spot_img

Një koncert nga grupi “Love of Lesbians” u mbajt me një audiencë prej 5 mijë vetash, për të provuar nëse një ngjarje e tillë mund të mbahet nën masa të rrepta higjienike. Pjesëmarrësit në koncert u kontrolluan për probleme shëndetësore para se të shkonin për testim në tri qendra

(DW) – Barcelona mbajti koncert masiv me bendin “Love of Lesbians”, ku ishin të pranishëm 5 mijë veta. Koncerti i së shtunës u bë i pari me këto përmasa që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Koncerti u zhvillua në “Palau de Sant Jordi”, i cili ka kapacitet për 24 mijë veta.

Ngjarja kishte për qëllim që të testonte nëse një ngjarje e tillë mund të mbahet gjatë pandemisë, sigurisht nën masa të rrepta higjienike. Të gjitha biletat për shfaqje u shitën.

Biletat kishin çmime të ndryshme – nga 23 deri në 28 euro – dhe në çmim përfshiheshin edhe pagesa për ta bërë testin për koronavirus dhe çmimi për maskën e cila ishte e detyrueshme të mbahej gjatë gjithë kohës, përveç kur njerëzit hanin ose pinin në zona e caktuara për këtë.

“Mirë se vini në një nga koncertet më domethënëse në jetën tonë”, i ka thënë audiencës këngëtarja e bendit, Santi Balmes. “Ka kaluar një vit e gjysmë qëkurse kemi shkelur për herë të fundit në një skenë si grup. Kjo është shumë… Disa nga muzikantët po qajnë këtu”.

Të gjithë pjesëtarët e audiencës i janë nënshtruar testit për koronavirus në një nga tri qendrat e vendosura për testim. Vetëm gjashtë dolën pozitivë, ka raportuar “La Vanguardia”.

Vetëm persona të moshës mes 18 dhe 65 vjeç, të regjistruar me telefona të mençur ku mund ta pranonin rezultatin e testit, ishin të lejuar të hynin. Ata gjithashtu duhej ta ndanin informacionin e tyre me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ishim në gjendje t’i shmangeshim realitetit për një kohë. Ishim brenda flluskës sonë të vogël të koncertit. Dhe ktheheshim prapa në kohë, duke kujtuar kohën kur gjërat e tilla ishin normale. Në ditët e sotme nuk janë aq normale, fatkeqësisht”, ka thënë Jose Parejo për agjencinë e lajmeve AP. Ai ishte njëri nga pjesëmarrësit në koncert.

Koncerti mori leje nga autoritetet lokale dhe u mbështet nga Fondacioni i Barcelonës për Luftimin e AIDS-it dhe Sëmundjeve Infektive, i cili gjithashtu në dhjetor organizoi një studim rasti për një koncert më të vogël, me gjithsej 500 veta.

Përveçse ishte 10 herë më i madh sesa ngjarja e dhjetorit, koncerti i së shtunës gjithashtu nuk përfshiu asnjë grup kontrollues në vendin e ngjarjes.

“Ky është një hap tjetër i vogël drejt mundësisë për të mbajtur koncerte dhe ngjarje kulturore gjatë pandemisë”, ka thënë virologu Boris Revollo, i përfshirë në hartimin e protokolleve shëndetësore.

Pjesëmarrësit në koncert duhet ta informojnë ekipin studiues nëse u shfaqen simptoma të virusit gjatë javës. Me anë të informacionit të mbledhur, ekipi i Revollos do ta bëjë një analizë për nivelin e infeksionit në mes të 5 mijë vetave që ishin pjesëmarrës në koncert, duke e krahasuar atë me numrin e popullatës së përgjithshme, për të parë kështu nëse ka ndonjë mospërputhje që mund të lidhet me infektimet në koncert.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Nё serialin “How I Met Your Mother” tani kёrkohet tё dihet se kush ёshtё babai

Seriali vazhdues i ‘How I Met Your Mother’ me protagonisten Hilary Duff do tё bёhet me titullin "How I...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img