E martë, 2 Mars, 2021
No menu items!

Kompanitë e sigurimit në Kosovë, mbi 80 milionë euro të hyra gjatë vitit 2020

Duhet lexuar

Si të ndaheni me partnerin në formën më perfektë

T’i japësh fund një marrëdhënieje është e vështirë, sidomos kur të duhet edhe të përballesh me personin. Që ta...

Jo thjesht fjalë, Hysaj drejt PSG-së

Tashmë duke se koha e tij në Serie A përfundoi. Kontrata e Elseid Hysaj me Napoli do të skadojë...

Uji i ngrohtë dhe banane, kombinimi perfekt për mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës por shumë njerëz shpesh nuk kanë kohë të mjaftueshme për të...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Pavarësisht pandemisë COVID-19, kompanitë e sigurimeve kanë shënuar të hyra neto prej 83.2 milionë euro. Por, duke krahasuar periudhën e njëjtë të vitit 2019, të hyrat ishin 3.9 milionë euro më pak.

raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi sistemin financiar, shihet se profiti neto i këtyre kompanive kanë qenë 4.1 milionë euro.

Për sa i përket shpenzimeve, 42 milionë euro janë dëmet e ndodhura, ku përqindja e pagesës së tyre është 51.8 për qind.

Vlera e dëmeve të paguara për këtë periudhë është 51.5 milionë euro, ku 28.9 milionë euro janë për palën e tretë.

Kompanitë e sigurimit, në raportin e BQK-së, tregojnë se kanë 220.2 milionë euro asete, prej të cilave pjesa më e madhe është e sigurimeve jo-jetë, apo 201.6 milionë euro.

Raporti tregon se, vlera e primeve të shkruara është 99.3 milionë euro, nga të cilat sigurimet e palës së tretë janë 57.6 milionë euro
Deri pak para shpalljes së pandemisë COVID-19, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i automjeteve të pasiguruara në Kosovë ishte rreth 150 mijë.

Ndërsa, dëmet financiare të shkaktuara nga kompensimi për aksidentet për këto automjete që nga viti 2000 janë 44 milionë euro.

Kështu kishte deklaruar , drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, i cili kishte shtuar se humbjet vjetore të këtyre kompanive janë rreth 4 milionë euro nga mos inkasomi i primit dhe 4 milionë euro të tjera nga sigurimet.

Për sa i përket Kartonit të Gjelbër, guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), Fehmi Mehmeti gjatë një vizite në Byronë Kosovare të Sigurimeve kishte thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim për Këshillin e Sigurimeve, mirëpo sipas tij, pengesa e kryesore është mos anëtarësimi i vendit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në tregun e Kosovës aktualisht operojnë 13 kompani të sigurimeve, prej të cilave 7 janë me kapital të huaj. Numri i degëve të tyre është 476.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Si të ndaheni me partnerin në formën më perfektë

T’i japësh fund një marrëdhënieje është e vështirë, sidomos kur të duhet edhe të përballesh me personin. Që ta...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -