E shtunë, 19 Qershor, 2021
No menu items!
spot_img

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Duhet lexuar

spot_img

400 kg kokainë, e fshehur në kontejnerët që transportonin mish nga Brazili, u sekuestruan në Lipjan të Kosovës.
Pasi hyri në Portin e Durrësit, policia e vëzhgoi për 15 ditë kontejnerin, ndërsa bëri dorëzim të kontrolluar në afërsi të magazinave, të cilat ndodhen në Kosovë. Mes 7 të arrestuarve, janë edhe dy administratorët e firmës, ndërsa, sipas Prokurorisë së Kosovës, droga kap vlerën e 20 milionë eurove.

Ndërkaq, Policia e Kosovës dhe ajo shqiptare, në bashkëpunim me DEA-n dhe Prokurorinë e Posaçme, kanë vënë në hetim pronarët kësaj kompanie. Njëri me shtetësi kosovare, Izet Sheqiri, dhe atë me shtetësi shqiptare, Bledar Habili.

Habili rezulton dhe administrator i kësaj kompanie me seli në dy shtete dhe krijuar 7 muaj para se të kapej kjo sasi prej 400 kg kokainë, përkatësisht më 18 nëntor 2020.

Aktualisht, kontrolle po kryhen edhe në Shqipëri në pronat e Habilit dhe selinë e tij të biznesit në Kavajë, ndërsa pritet që në sitë të kalojnë dhe importet e kryera nga kjo kompani në 7 muajt e krijimit të saj.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Ferrari SF90 vjen si frymëzim për atlete

Puma dhe Ferrari kanë një produkt të përbashkët. Emri i tij është ION F, dhe është një atlete e frymëzuar...

Më shumë artikuj si kjo