E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kompania Nike padit reperin Lil Nas X pёr atletet “Satan shoes”

Duhet lexuar

spot_img

Atletet, të cilat përmbajnë një pikë gjaku njerëzor në pjesën e poshtme, dolën në shitje të hënën për 1,018 dollarë për një palë. Mirёpo nё tё njёjtёn ditё, kompania e njohur Nike ngriti një padi për shkelje të së drejtës së autorit kundër kompanisë me bazë në Nju Jork MSCHF lidhur me bashkëpunimin e saj të diskutueshëm me reperin Lil Nas X pёr “Satan shoes”.

Reperi Lil Nas X me “Satan Shoes” (Fox News).

Atletet janë dizajne jozyrtare të markës tregtare Nike Air Max 97, megjithëse kompania e atleteve ka thënë se nuk është e përfshirë në krijimin ose shitjen e këtyre atleteve.

Ato janë zbukuruar me një pentagram dhe referim tё Llukas 10:18, një varg biblik rreth rënies së Satanёs nga qielli dhe tё cilat kanë gjak të vërtetë në thembra.

Vetëm 666 palё kanё qenё në dispozicion dhe të gjitha u shitën menjëherë pasi dolën në shitje.

Atletet Satan janë prodhuar pa miratimin apo autorizimin e Nike, dhe Nike në asnjë mënyrë nuk është e lidhur me këtë projekt – ёshtё shprehur kompania nё fjalё.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Karteli i Meksikës përdor “dronë shpërthyes” për të sulmuar policinë – detajet e sulmit të fundit

Dy oficerë policie u plagosën në shtetin perëndimor të Michoacán të martën kur pajisjet eksplozive u hodhën mbi ta...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img