E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kllokoqi: Vendimi për mbylljen e gastronomisë arbitrar, nuk u konsultuam vetëm u informuam

Duhet lexuar

spot_img

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi thotë se në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati ata vetëm janë njoftuar e nuk janë konsultuar për vendimin e mbylljes për 12 ditë për gastronomët.

“Sot zhvilluam një takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rrozeta Hajdari dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati. Përkundër faktit që ne ishim të ftuar për konsultim, ne nuk u konsultuam por u informuam për vendimin e mbylljes së Gastronomisë, Qendrave tregtare, GYM-ave dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 të këtij muaji”, ka shkruar Kllokoqi.

Kllokoqi e quan arbitrar dhe të njëanshëm vendimin për mbylljen totale të gastronomëve për 12 ditë.

Ai thekson se ky vendim është i papranueshëm për gastronomët dhe e kundërshtojnë fuqishëm këtë vendim.

“Ky vendim është vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshëm për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë edhe më tutje çdo vendim që merret njëanshëm pa konsultim”, ka shkruar Kllokoqi.

Ai ka paralajmëruar takim për të hënën .

“Të hënën në ora 14:00 mbahet Kuvendi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës ku do të vendosim bashkërisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë”, ka shkruar Kllokoqi.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img