E mërkurë, 14 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kjo është ndërtesa e re më e lartë në BE: Ka tejkaluar 310 metra

Duhet lexuar

spot_img

Kulla e Varshavës, një rrokaqiell në qendër të kryeqytetit polak, u bë më e larta në Bashkimin Evropian.

Kështu, lartësia totale e ndërtesës tejkaloi 310 metra, njoftoi projektuesi. Kulla është vepër e ndërmarrjes sllovake HB Reavis, e cila merret me investime, projektim, ndërtim, pasuri të paluajtshme, menaxhim dhe këshillim.

Por, përkundër arkitekturës së saj unike dhe faktit që është më e gjatë se Sharda e Londrës dhe Kulla e Komercbank në Frankfurt, pandemia e coronavirusit ka ngadalësuar ose ndaluar përkohësisht disa segmente të projektit. Kjo veçanërisht i referohet marrjes me qira të lokaleve të biznesit, njoftoi HB Reavis.

“Ashtu si e gjithë ekonomia, viti i kaluar ishte shumë i vështirë për sektorin e qirasë së hapësirës së biznesit. Shumë kanë anuluar ose shtyrë vendimin për marrjen me qira të hapësirës për zyre”, tha Maciej Olczyk, i ngarkuar me ndërtimin.

Rrokaqielli duhet të hapet në fillim të vitit 2022, ai do të ketë një tarracë të veçantë me një pamje, dy ashensorë të shpejtë prej xhami që do të transportojnë mysafirë me një shpejtësi prej tetë metra në sekondë, dhe bare dhe restorante me pamje nga qendra e qytetit.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Tre asteroidë të mëdhenj sa fusha e futbollit do të bëjnë rrugëtimin më të afërt nga Toka, javën e ardhshme

Tre asteroide të mëdha do të bëjnë rrugëtimin e tyre më të afërt orbitale në Tokë javën e ardhshme,...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img