Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si çdo ditë tjetër edhe sot ka publikuar statistikat e të shëruarve, të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19.
Nga ky institut bëhet e ditur se në vendin tonë në 24 orët e fundit janë shëruar 279 persona dhe nga 1642 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 353 raste me COVID 19.
Rastet pozitive janë nga komunat si vijojnë: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.
Poashtu janë shënuar edhe 5 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 në vendin tonë.
IKSHPK bën të ditur se në vendin tonë janë 5172 raste aktive me këtë virus, poashtu numri i të shëruarve deri më sot është 49,269 persona në mbarë vendin.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën apel te qytetarët të respektojnë distancën, mbajnë higjienën dhe maskat mbrojtëse sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.