E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Këtij burri iu dhanë gabimisht dy doza nga prodhues të ndryshëm të vaksinës kundër COVID-19

Duhet lexuar

spot_img

Një burrë të cilit i ishin dhënë gabimisht dozat e vaksinës për COVID-19 nga dy prodhues të ndryshëm u ndie i ‘shqetësuar’.

Sipas mediave të huaja,  Craig Richards tha se përzierja ndodhi të martën në mëngjes kur atij iu dha një dozë e Pfizer si doza e tij e dytë – para se personi që e administronte të kuptonte që doza e tij e parë ishte nga Moderna.

“Ai tha: ‘Je gati?’ Unë thashë, ‘Sigurisht’, dhe ai më dha vaksinën”, ka treguar Richards nga Anglia.

“Sapo më dha vaksinën, ai shikoi kartën time, dhe unë mendoj se ai e kuptoi se sapo më dha Pfizer”.

Richards kishte marrë dozën e tij të parë të vaksinës Moderna në mars në të njëjtin vend të vaksinimit në Lempster, një qytet në New Hampshire.

Ndryshe, të dy këto vaksina – Pfizer dhe Moderna – përfshijnë dy doza.

Marrja e vetëm një doze thuhet se siguron një farë niveli të mbrojtjes, por marrësit duhet të marrin të dyja dozat për të marrë përfitimet e plota.

Një mbikëqyrës në vendin e vaksinimit foli me Richards dhe sipas tij, tha: “Do të jeni mirë”

Por Richards nuk ishte i kënaqur dhe nuk mund të besonte se çfarë po ndodhte.

Sidoqoftë, shkruan Metro, në një deklaratë, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të shtetit tha se Richards do të jetë mirë.

Ndryshe, Britania e Madhe ka nisur një studim për efektivitetin e përzierjes së llojeve të ndryshme të vaksinave të coronavirusit, duke përfshirë Pfizer dhe Moderna.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img