Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.

Ndërkaq, nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara. Dy ulëse ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës. Nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje i takon që të propozojnë edhe personin që do ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e re.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt.

Inkosova më poshtë ua sjellë kandidatët e zgjedhur për deputetë të cilët pritet të betohen gjatë ditës së sotme.