E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa qytete për shkak të punimeve të domosdoshme

Duhet lexuar

spot_img

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit, nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në disa lokacione.

Ky është orari sipas rajoneve: Rajoni i Prishtinës:

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
TS 10/04 kV Matiçani 2 (kodi: 19000041005) prej orës 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Matiçani- një pjesë.

Arsyeja: Punime në rrjetin e tensionit të ulët.
Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Nr. 30 Tregëtia (kodi: 11000023) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Lagjja Mati – 1.
Arsyeja: Testimi i trafove dhe kthinave.

Rajoni i Mitrovicës

Nga TS 110/10/(20) Mitrovica 2 do të ndërprehet:
TS 10/04 kV TS 5 (kodi: 70000002001) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Një pjesë e rr.UÇK.
Arsyeja: Punime në kabllot e daljeve 0.4kV në TS Trafo 5.

Rajoni i Gjakovës

Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Mirusha (kodi: 82082002) prej orës 12:00 deri në ora 14:00
Vendet: rr.603 Adem Jashari (1 konsumator), rr.Imer Krasniqi (7 konsumatorë), rr.605 Hamdi Berisha (1 konsumator), rr.606 Pavarësia (1 konsumator), fshatrat: Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë.
Arsyeja: Montimi dhe demontimi i shtyllës së tensioni të mesëm.

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img