Dion Dixon do të jetë basketbollisti më i ri i KB Pejës.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e pejanëve që treguan se ai do zbarkojë në Kosovë pasnesër për t’iu bashkuar skuadrës.
Dixon është 1,91 cm i gjatë teksa mosha e tij është 30 vjet.
Sezoneve të fundit ai fitoi trofe në Qipro dhe Maqedoninë e Veriut.
Amerikani ishte dhe pjesë e NBA Draftit të vitit 2012, por që nuk u zgjedh nga asnjë skuadër.