Sikurse nё ligat evropiane, ku shumё ekipe e pritnin fatin e tyre nё lojёn e fundit, edhe nё superligёn e Shqipёrisё kёtё tё mёrkurё do tё vendoset se kush do tё shpallet kampion.
Pёr kёtё titull po luftojnё katёr ekipe. Jo vetёm fitorja por edhe çdo gol ёshtё vendimtar kёtё javё.
Pёr titullin kampion po lufton Teuta nga Durrёsi, Vllaznia e Shkodrёs, Partizani i Tiranёs dhe Laçi, gjersa ndeshja mes Vllaznisё dhe Laçit parashihet tё jetё mё e vёshtira, ngase ndeshja Bylis – Partizani konsidserohet mё e lehtё pёr Partizanin pёr faktin se Bylis nuk ka motiv shtesё, tё cilёt tashmё kanё rёnё nga superliga, gjithashtu Teuta – Apolonia Fier mund tё jetё njё fitore e lehtё pёr durrsakёt, sepse fierakasit janё tё fundit nё tabelё dhe tё rёnё nga superliga qё moti.
Natyrisht pёr tu shpallur kampion Teuta, i duhet fitore dhe tё shёnojё sa mё shumё gola, nё mёnyrё qё tё tejkalojё Vllazninё poqёse edhe kjo e fundit fiton, ndёrsa qё Vllaznia tё shpallet kampion i duhet qё Teuta tё mos fitojё, nё anёn tjetёr Partizani mund tё shpallet kampion por fitorja nuk mjafton, prandaj fati i tyre lidhet me ekipet tjera, pra duhet qё Teuta dhe Vllaznia tё mos fitojnё. Mirёpo gara shkon edhe mё tej, poqёse Laçi fiton ndaj Vllaznisё dhe Teuta e Partizani humbin, atёherё Laçi do tё jetё kampioni i ri i Shqipёrisё.
Nё xhiron e fundit kёtё tё mёrkurё me fillim nё ora 17:00 do tё takohen kёto ekipe:
Bylis – Partizani
KF Tirana – Skenderbeu
Kukёsi – Kastrioti
Teuta – Apolonia Fier
Vllaznia – Laçi.
Tabela aktuale ёshtё si mё poshtё:
1. Teuta 35 16 15 4 36:15 63
2. Vllaznia 35 18 9 8 42:22 63
3. Partizani 35 16 14 5 49:21 62
4. Laci 35 16 13 6 41:24 61
5. KF Tirana 35 14 13 8 38:25 55
6. Kukёsi 35 13 6 16 46:46 45
7. Skenderbeu 35 9 10 16 33:52 37
8. Kastrioti 35 7 11 17 24:43 32
9. Bylis 35 7 10 18 26:47 31
10. Apolonia Fier 35 4 9 22 21:61 21
Shikim tё kёndshёm pёr kёto ndeshje vendimtare.