E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kapen 375.000 euro të falsifikuara, kishin ardhur nga Turqia në Kosovë përmes Postës

Duhet lexuar

spot_img

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës ka pranuar informacione nga Dogana e Kosovës për një pako të dyshuar, e cila përmes postës nga Turqia ishte dërguar për në Kosovë, saktësisht në Mamushë.

Në këtë pako dyshohej se kishte ‘para’ që mund të ishin të falsifikuara.

DHKEK-u në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka zbatuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit dhe kjo pako ka qenë nën masat e vëzhgimit deri në destinacionin e caktuar.

“Më, 02.04.2021 rreth orës 14:30 sipas procedurave kjo pako është tërhequr nga posta në Mamushë nga personi për të cilin ishte destinuar, i cili ishte në shoqëri edhe të disa personave të tjerë. Më pastaj, policia ka reaguar dhe të gjithë personat qe janë ndërlidhur me ketë rast janë arrestuar ne flagrancë. Si provë materiale, hetuesit policorë kanë sekuestruar 375,000.00 euro, bankënota nga 100 euro dhe 50 euro, si dhe 6 telefona celular të personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prizren, 5 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse një është liruar në procedurë të rregullt.

Image


spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img