E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kancelarja Merkel uron Kurtin: Mund të llogarisni në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë

Duhet lexuar

spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së tij hryeministër i Republikës së Kosovës.

Kancelarja Merkel ka thënë se në përballje me detyrat sfiduese, Qeveria juaj dhe vendi juaj mund të llogarisin në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë, shkruan arbresh.info.

“Në telegramin e urimit, Kancelarja Merkel ka veçuar vëmendjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja”, thihet në njoftimin e zyrës për media të qeverisë.

Kancelarja Merkel i ka uruar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti shumë suksese në fushat që përbëjnë çelësin e konkretizimit të perspektivës evropiane të Kosovës.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Gërvalla dhe Bregu bisedojnë për krijimin e tregut të përbashkët rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim sekretaren e përgjithshme...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img