E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Kadri Veseli në Kosovë, por në cilat raste iu lejohet vizita të akuzuarve nga Specialja?

Duhet lexuar

spot_img

Vizitat në familje, të akuzuarve iu lejohen vetëm për raste të rënda që lidhen me vdekjen ose sëmurjen e rëndë.
Por, për shkak të problemeve shëndetësore të babait, Veseli dje është lejuar të vizitojë familjen.
Me 9 dhjetor të vitit të kaluar Kadri Veseli ishte për herë të fundit në Kosovë.
Ish-kryetari i PDK-së është parë në ambientet e spitalit në Mitrovicë ku po qëndron i shtrirë babai i tij.

Në përgjigjen dërguar RTV Dukagjinit nga Gjykata Speciale, thuhet se Veseli është lejuar për vizitë për shkak të arsyeve detyruese familjare.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe nën kujdesin e Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Në raste të ngjashme janë disa arsye pse gjykatat lejojnë vizita familjare.

“Vizitat familjare lejohen kur ka raste vdekje në familje, apo kur ndonjë familjar i nënshtrohet ndonjë terapie apo mjekimi të rëndë. Në këto raste lejohen vizitat e shpejta në familje”, deklaroi Anton Nrecaj nga Instituti Clard.

Sa i përket kërkesës për mbrojtje në liri të ish-drejtuesve të UÇK-së, Nrecaj thotë se janë disa faktorë në marrjen e këtij vendimi.

“Edhe nëse presidenti apo kryeministri i Kosovës ofrojnë garanci, gjithmonë në këso raste varet nga Gjyqtari i procedurës paraprake që t’i besojë këto garanci që ofron shteti”, shti më tej Nrecaj.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img