E mërkurë, 15 Shtator, 2021
No menu items!
spot_img

Ka shenja të hershme që tregojnë se njerëzit e vaksinuar mund të jenë në gjendje ta transmetojnë variantin Delta sikurse ata të pavaksinuar

Duhet lexuar

spot_img

Ka shenja të hershme që tregojnë se njerëzit që janë vaksinuar kundër COVID-19, mund të jenë në gjendje të transmetojnë variantin Delta aq lehtë sa njerëzit e pavaksinuar, thanë shkencëtarët nga Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) të premten.

Sipas medieve të huaja, gjetjet përputhen me ato të Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që javën e kaluar ngriti shqetësimin se njerëzit e vaksinuar të infektuar me variantin Delta, mund ta transmetojnë me lehtësi sëmundjen, ndryshe nga variantet tjera.

Varianti shumë infektiv, Delta, është bërë varianti dominues i coronavirusit në nivel global, duke mbajtur një pandemi që tashmë ka lënë të vdekur më shumë se 4.4 milionë njerëz, përfshirë mbi 130 mijë në Britani.

Vaksinat kanë rezultuar se ofrojnë mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve nga Delta, veçanërisht me dy doza, por ka më pak të dhëna nëse njerëzit e vaksinuar ende mund ta transmetojnë atë te të tjerët.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo