E shtunë, 23 Tetor, 2021
No menu items!
spot_img

Juventusi konfirmon qëndrimin e Ronaldos, pranon bisedimet me Dybalan për rinovimin

Duhet lexuar

spot_img

Presidenti Andrea Agnelli dhe drejtuesit më të lartë të Juventusit, kanë mbajtur sot në një konferencë për shtyp, ku folën për planet e klubit.

Vëmendja maksimale natyrisht që lidhet me afatin kalimtar, i cili është hapur zyrtarisht, ndërsa Federico Cherubini zbuloi se e ardhmja e Cristiano Ronaldos pritet të jetë në Torino, pasi ylli portugez nuk ka folur asnjëherë për largim.

“Mund të them se Ronaldo është një pikë e rëndësishme e projektit tonë dhe ka ende edhe një vit kontratë me Juventusin. Deri tani ai nuk na ka shprehur dëshirën për t’u larguar, ndaj nuk ka pse të jemi të shqetësuar”.

“Nuk mund të parashikoj çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, por për momentin mund të them se Ronaldo qëndron te Juventus”, ka thënë drejtoi sportiv i ri i Juventusit, Cherubini.

Një tjetër çështje që shqetëson drejtuesit e klubit bardhezi është edhe rinovimi i kontratës me Paulo Dybalan, ku Pavel Nedved  sqaroi situatën e argjentinasit.

“Paulo aktualisht është me pushime dhe nuk e kemi shqetësuar për asgjë. Kemi nisur bisedimet për rinovimin e tij dhe do t’i vijojmë menjëherë sapo të rikthehet për fazën përgatitore”.

“Nuk jemi të shqetësuar, pasi ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe për më tepër, nuk ka shfaqur asnjëherë dëshirën për t’u larguar, ndaj do ta gjejmë gjuhën e përbashkët për të rinovuar”, deklaroi Nedved.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo