E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Joe Biden sërish rrëshqet në shkallë, kësaj radhe pati fat – nuk u rrëzua

Duhet lexuar

spot_img

Presidenti amerikan Joe Biden për pak sa nuk është rrëzuar derisa po ngjitej shkallëve të aeroplanit presidencial – por kësaj radhe ai kishte fat dhe i shpëtoi rrëzimit.

Derisa po bëhej gati për një udhëtim në Pitsburg, po binte shi dhe kështu në një moment ai u pengua në shkallë dhe për pak sa nuk u rrëzua – megjithatë arriti të qëndrojë në këmbë.

Ai arriti të ruaj baraspeshimin pavarësisht se në njërën dorë mbante valixhen e në tjetrën ombrellën.

“E di se njerëzit e kanë parë presidentin Biden duke rrëshqitur para se të hyjë në aeroplan, por ai nuk është lënduar e as që ka pasur nevojë për ndihëm mjekësore”, ka thënë Kate Beddingfield, drejtoreshë për komunikim pranë Shtëpisë së Bardhë.

Kujtojmë që Biden kishte tërhequr vëmendjen e opinionit gjatë 19 marsit, kur tri herë u rrëzua në shkallët e aeroplanit presidencial i njohur si Air Foce One.

Asokohe personeli i Shtëpisë së Bardhë kishte lënë “fajtorë” erërat e forta, që kanë fryrë në bazën ajrore Andrew në afërsi të Washingtonit.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img