E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Jill Biden subjekt i një libri komik biografik

Duhet lexuar

spot_img

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden do të ketë librin e saj komik biografik, duke iu bashkuar kështu grave të tjera personalitete, si zëvendëspresidentja Kamala Harris, murgesha Nënë Tereza dhe ylli i vendit, Dolly Parton, në seritë “Forca Femërore” e TicalWave Comics, sipas Reuters.

Mësuesja 69-vjeçare do të jetë subjekt i 22 faqeve “Forca Femërore: Jill Biden”, që do të dalë në shtyp dhe digjital më 7 prill.

Bashkë me të do të dalë edhe një libër për ngjyrosje. Biden, e cila ka avokuar prej kohësh për familjet ushtarake, kolegjet e komunitetit dhe arsimin e grave, është shtesa e fundit në serinë komike biografike të kushtuar grave frymëzuese.

“Ne besojmë se është e rëndësishme për lexuesit të kenë shembuj frymëzues, për të mësuar rreth individëve të jashtëzakonshëm, që kanë kapërcyer sfidat për të bërë një ndryshim në botë”, tha TidalWave Comics në një deklaratë.

Subjektet e mëparshme përfshijnë gjithashtu ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama, këngëtaren Cher dhe aktoren Betty White.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Mbërrijnë doza të tjera të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi në Facebook se mbrëmjen e sotme mbërritën edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer. “Edhe...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img