E martë, 28 Qershor, 2022
No menu items!
spot_img

Jeta Statovci ngrit zërin në Kuvend për financimin e strehimoreve

Duhet lexuar

spot_img

Deputetja e listës Guxo, Jeta Statovci në seancën e Kuvendit të Kosovës për programin qeverisës e cila u mbajt dje më 19 maj, i’u gëzua faktit që Qeveria Kurti do të ndërmerr veprime konkrete që linjën për Shërbime Bazike për Strehimoret, ta vendos si linjë të përhershme në Ligjin për Buxhetin e Kosovës.

Statovci, në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka publikuar videon në të cilën ajo ka pas fjalën, ku edhe e ngriti zërin për këtë çështje, e cila është mjaft e rëndësishme për strehimoret të cilat trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, e poashtu çështje jo më pak e rëndësishme për qytetarët e vendit tonë dhe grupet e cënueshme.

“Fjala ime lidhur me programin qeveritar, në vecanti financimin e strehimoreve ngase mungesa e financimit të qëndrueshëm për strehimoret ne vazhdimsi përbënte sfidën kryesore të operimit të tyre të përditshëm.

I gëzohem faktit që Qeveria Kurti II, parasheh që për evitimin e problemeve financiare të strehimoreve të cilat ofrojnë shërbime për strehim, do të ndërmerren veprime konkrete, që linjën për Shërbime Bazike për Strehimoret, ta vendos si linjë të përhershme në Ligjin për Buxhetin e Kosovës duke u mundësuar funksionim stabil, me planifikim të mirëfillët të aktiviteteve, dhe mbulim të të gjitha rasteve në nevojë” shkroi Jeta Statovci në postimin e saj.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo