E shtunë, 23 Tetor, 2021
No menu items!
spot_img

Jehona Sopi rrëfen tmerrin: Si i shpëtova sulmit famëkeq të Al Kaedës

Duhet lexuar

spot_img

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi, i ka më të pakta paraqitjet në intervista dhe televizione viteve të fundit.

Në një intervistë për “Prive”, Sopi ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj.

Ndër to, ajo ka përmendur një datë të vitit 2005, kur bashkë me shoqërinë e saj ishte nisur për pushime në Egjipt.

Foto: Jehona Sopi/Instagram

Në një prej ditëve, në Sharm El-Sheikh kishte ndodhur një sulm i tmerrshëm nga grupi terrorist Al Kaedës.

“Filluan të na nxirrnin jashtë dhe në momentin që kemi dalë, asfalti filloi të dridhej dhe kur eksplozivi shpërtheu të gjithë xhamat janë thyer”, tregoi Jehona.

Foto: Jehona Sopi/Instagram

“Ka qenë një tmerr me pa me sy, shkova në pushim pas disa viteve dhe pash gjak njerëz të lënduar shumë, pash një katastrofë me sytë e mi”, theksoi tutje këngëtarja e njohur.

Ajo më tej shtoi se për shkak të sulmit që ndodhi, asaj dhe shoqërisë iu desh të qëndronin edhe katër ditë të tjera pasi nuk kishte aeroplanë për t’u kthyer.

Pavarësisht eksperiencës së tmerrshme, Jehona u shpreh se e ka vizituar edhe dy herë të tjera Egjipit, pasi sipas saj frika është diçka që duhet eleminuar dhe shëruar.


spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo