E enjte, 4 Mars, 2021
No menu items!

Java e parë në detyrë/ Çfarë bëri Biden?

Duhet lexuar

Pak njerëz e kanë besuar këtë rikthim te Barcelonës: Gara për titull, finalist në Kupën e Mbretit, dhe një president afër për t’i udhëhequr

Barcelona, ​​për herë të dytë brenda një javë fitoi kundër Sevillas, duke treguar se ata janë një ekip i...

Top 10 më të votuarit në zgjedhjet parlamentare 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për vitin 2021. Në këto zgjedhje, personi më i...

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Në javën e parë të plotë në detyrë, Presidenti Joe Biden është përqëndruar në anulimin e shumë politikave të ish-Presidentit Trump dhe prezantimin e planeve në përgjigje të pandemisë si dhe të politikave për ekonominë, imigracionin dhe klimën. Materiali në vazhdim analizon si mund të priten këto politika nga popullata në një klimë përçarjesh të thella politike.

Presidenti Joe Biden filloi mandatin më 20 janar me një mesazh uniteti.

“Me unitet mund të arrijmë shumë gjëra të rëndësishme, të mëdha. Mund të ndreqim problemet, të kthejmë njerëzit në punë”.

Në javën e parë të plotë në detyrë, presidenti demokrat Biden zhbëri shumë nga politikat e vëna në zbatim nga pararendësi, republikani Donald Trump, në energjetikë, politikë të jashtme, imigracion dhe sektorë të tjerë.

Shumë prej tyre ishin premtime të bëra gjatë fushatës. Por disa republikanë, ndër ta Senatori Marco Rubio i cilësojnë këto veprime si “akte të nxituara ekzekutive”.

“Tani kemi një president që në fjalë prezantohet si i qendrës, por që qeveris sikur përfaqëson të majtën ekstreme. Nuk do të rrimë pasivë kur shohim gjëra të tilla,” tha zoti Rubio.

Disa vëzhgues thonë se veprimet e zotit Biden sinjalizojnë se administrata e tij do të marrë një kthesë të fortë për t’u larguar nga politikat e administratës së mëparshme.

“Janë sinjale të lëvizjes në një drejtim të ndryshëm nga administrata e mëparshme dhe pa dyshim kjo nuk ndodh pa një farë rezistence. Por ka një numër anketash që tregojnë se shumë nga këto politika janë mjaft popullore,” thotë Julia Azari me Univeristeitn Marquette.

Siç është për shembull urdhëri ekzekutiv që lejon transgjinorët të shërbejnë përsëri në ushtrinë amerikane. 70% e amerikanëve e mbështesin këtë politikë, sipas një ankete të Gallupit në 2019.

Thirrja e Presidentit Biden për unitet dhe aktet e tij të para ekzekutive, thonë vëzhguesit, pasqyrojnë qëndrimin që mbajti ish-Presidenti Obama, i cili e filloi punën gjatë një krize financiare.

Zoti Biden përballet me një tjetër krizë: pandeminë e koronavirusit që ka shkaktuar më shumë se 400 mijë viktima në Shtetet e Bashkuara dhe një goditje të rëndë të ekonomisë.

“Me politikat e Presidentit Obama, shpesh mesazhi i përcjellë nuk arrinte të bashkonte të djathtën me të majtën. Besoj se nuk do funksionojë as këtë radhë. Ata nisen me bindjen se kjo është më e mira që mund të bëjnë mes vendimeve të vështira përballë një kombi të përçarë,” thotë Nicholas Beauchamp me Universitetin Northeastern.

Presidenti Biden thotë se mbështet procesin e dytë gjyqësor kundër zotit Trump që do të fillojë në Senat më 9 shkurt.

Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuzën për “nxitje të rebelimit” kundër ish-presidentit Trump lidhur me sulmin e dhunshëm në Kapitol më 6 janar. Ish-Presidenti Trump e ka dënuar dhunën dhe u del në mbrojtje veprimeve të tij. Por demokratët thonë se ai duhet të japë llogari.

Thirrja e Presidentit Biden për unitet synon të bashkojë kombin përreth vlerave demokratike, ndërkohë që ai po ndjek një vijë politike që ka acaruar shumë republikanë. Zonja Azari nuk sheh këtu ndonjë kontradiktë.

“Dy palët do të përplasen lidhur me politikat. Është normale; nuk ka përse të ketë unitet kur flitet për politika”.

Republikanët mund ta akuzojnë presidentin se po përpiqet të fshijë gjurmën historike të pararendësit të tij. Të njëjtën akuzë bënë demokratët kundër ish-Presidentit Trump katër vjet më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pak njerëz e kanë besuar këtë rikthim te Barcelonës: Gara për titull, finalist në Kupën e Mbretit, dhe një president afër për t’i udhëhequr

Barcelona, ​​për herë të dytë brenda një javë fitoi kundër Sevillas, duke treguar se ata janë një ekip i...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -