Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, me 19 dhjetor te vitit 1983, vidhet ne Brazil.
Ne vitin 1970, ekipi brazilian fitoi titullin botëror ne futboll për here te trete, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari, si? ishte përcaktuar nga kryetari i pare i FIFA-s, Jules Rimet, ne vitin 1929.
Kupa mbahej e ekspozuar ne selinë e Konfederatës braziliane te Futbollit ne Rio de Janeiro ne një kabinet me xham rezistues ndaj plumbit.
Me 19 dhjetor 1983, pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një leve dhe kupa u vodh.
Katër persona u dënuan ne mungese për krimin. Kupa nuk është gjetur, ndërsa besohet se është shkrire, duke u kthyer ne shufra ose pllaka ari.