E hënë, 18 Janar, 2021
No menu items!

Ja se çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni vaj ulliri me stomak bosh

Duhet lexuar

Ramiz Lladrovci i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga gazetari Vehbi Kajtazi

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dorëzuar padi për shpifje kundër gazetarit Vehbi Kajtazi, me anë të së cilës...

Lionel Messi mund të pezullohet me 4 ndeshje, pas kartonit të kuq

Lionel Messi mund të pezullohet deri në katër ndeshje moslojë, pasi u ndëshkua me kartonin e parë të kuq...

Dita ndërkombëtare e Picës – ushqimit më të njohur dhe më të dashur në botë

Edhe pse origjina e Picës është shumë e hershme, ky ushqim aspak nuk e tregon moshën shekullore. Pica, është një...

Vaji i ullirit përdoret për gjellëra e sallata të ndryshme, por duke e ditur se ai përmban fenole, sterile dhe acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm, mund të pini çdo mëngjes nga një lugë vaj ulliri në stomakun tuaj bosh.

Tash do ju tregojmë se për çka është i dobishëm vaji i ullirit:

1. Në qoftë se vuani nga fryrja e barkut pas ngrënies ose keni probleme me konstipacionin, pini një lugë gjelle me vaj ulliri me stomak bosh.Acidet yndyrore të vajit të ullirit dhe vitaminat e tij të shumta mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë ndjeshëm funksionin e sistemit imunitar.

2. Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të sistemit tretës. Ajo kryen disa funksione: metabolizon të gjitha elementët ushqimore, prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës. Por si çdo organ tjetër edhe mëlçia ka nevojë të detoksifikohet, kështu që përzieni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe një lugë gjelle me lëng limoni dhe pijeni esëll çdo mëngjes.

3. Vaji i ullirit nuk duhet të mungojë kurrsesi as në regjimin ushqimor të të prekurve nga diabeti, madje sipas mjekëve ata duhet të konsumojnë vetëm ushqime të gatuara me vaj ulliri pasi ul nivelet e kolesterolit të keq dhe balancon nivelet e glukozës në gjak.

Këto janë disa këshilla për një organizëm të shëndetshëm edhe në kushte shtëpie.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

- Advertisement -

Lajmet e fundit

Ramiz Lladrovci i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga gazetari Vehbi Kajtazi

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dorëzuar padi për shpifje kundër gazetarit Vehbi Kajtazi, me anë të së cilës...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -