E premte, 22 Tetor, 2021
No menu items!
spot_img

Italia kërkon ndihmë nga vendet evropiane për zjarret në ishullin e Sardenjës

Duhet lexuar

spot_img

Italia iu kërkoi shteteve evropiane të dielën të dërgojnë aeroplanë zjarrfikës për të ndihmuar në zbutjen e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të ishullit të Sardenjës, duke nxitur evakuimin e qindra njerëzve.

Sipas medieve të huaja, ministri i Jashtëm në Itali, Luigi Di Maio, tha në Facebook se autoriteti i mbrojtjes civile në vend kishte lëshuar kërkesën dhe tha se ishte mirënjohës për ndihmën që tashmë po dërgohej.

“Dy (avionë) janë rrugës nga Franca, për të cilën unë zyrtarisht i falënderoj për këtë”, u shpreh Di Maio.

Zjarret janë ndezur në provincën e Oristano në rajonin qendror perëndimor të ishullit italian, duke djegur mijëra hektarë tokë, duke vrarë kafshë dhe duke dëmtuar pronën.

Nuk kishte raporte të menjëhershme të vdekjeve ose lëndimeve serioze, por agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se 400 njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre të dielën, pasi një numër i ngjashëm u largua brenda natës.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo