E shtunë, 31 Korrik, 2021
No menu items!
spot_img

Ishujt Maldive përpara luksit dhe resorteve mahnitëse

Duhet lexuar

spot_img

Në listën e atyre turistëve që kërkojnë një destinacion luksoz dhe plazhe përrallore, sigurisht që përfshihen dhe ishujt Maldive.

Megjithatë, jo gjithmonë këto ishuj kanë qenë kaq joshës për vizitorët nga e gjitha bota. Vetëm në vitin 1972 nisën të ndërtoheshin vendpushimet e para, të quajtura “Kurumba”, por që sigurisht ishin larg konceptit të vilave dhe hoteleve mbresëlënëse që gjenden sot të shpërndara në gati 1200 ishuj. Vizitorët e parë, asokohe, ishin kryesisht gazetarë dhe fotografë nga Italia.

Kurumba, që do të thotë “kokos” në gjuhën lokale ishte fillimisht një fermë e vogël e pabanuar që sot është shndërruar në vendpushim luksoz, aq shumë të dëshiruar për të gjithë. Këto Kurumba ndërtoheshin përmes koralëve dhe gurit gëlqeror dhe çdo mjet tjetër që nevojitej sillej me anije. Megjithatë, shumë gjëra bazike mungonin në këto ishuj, duke filluar nga shërbimet telefonike, dyqanet dhe gazetat që mbërrinin së paku tre muaj me vonesë. Nga ana tjetër turistët nuk kishin shumë mundësi përpos se të peshkonin dhe bënin banjë dielli duke shijuar detin e mrekullueshëm.

Megjithatë, ndonëse sot çdo gjë ka ndryshuar, ndërhyrjet e shumta që po bëhen në ishuj, po rrezikojnë mjedisin e tyre unik dhe habitatin e shumë specieve të rralla. Ndaj autoritetet vendase shpeshherë kanë ndërmarrë iniciativa për të mbrojtur vendin nga ndotja dhe për të mos humbur numrin e madh të turistëve.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Zjarri në malet e Rugovës është lokalizuar por ende nuk është shuar, Policia apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm

Policia e Kosovës, KFOR-i me helikopterë, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë tjera relevante janë në Shtupeq të...

Më shumë artikuj si kjo