E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Ishte zhdukur tri javë më parë, gruaja në Florida gjendet në kanalizim – rrëfen se si përfundoi atje

Duhet lexuar

spot_img

Një grua, e identifikuar si 43-vjeçarja Lyndsey Kennedy, u shtrua në spital pasi u shpëtua nga një sistem kanalesh Delray Beach, Florida.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të martën, pak para orës 9 të mëngjesit, një grua dëgjoi britma që vinin nga poshtë një kanali pranë Atlantic Avenue dhe SW 11th Avenue.

“Njerëzit po nguteshin dhe ajo ishte në telefonin e saj kur dëgjoi dikë që ulërinte. Kur ajo shikoi poshtë në kullimin kanalit, kishte një grua atje poshtë”, ka thënë zëdhënësi i zjarrfikësve, Dani Moschella.

Ekipet e shpëtimit nga zjarri Delray Beach larguan hekurat e pusetës për të shkuar te Kennedy, që ishte lakuriq.

Ata thanë se ajo nuk mund të qëndronte as në këmbë.

“Ekipi ynë i Operacioneve Speciale u përgjigj dhe përdori një shkallë dhe një parzmore për të nxjerrë gruan jashtë”, tha Moschella. “Ajo nuk kishte të veshur ndonjë rrobë dhe ishte e lodhur”.

Ajo u dërgua në një spital aty pranë.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria lajmёroi se sot ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img