E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Ishim në aeroplan kur Grenell na dërgoi mesazh se ndaj Thaçit është ngritur aktakuzë”

Duhet lexuar

spot_img

Bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka thënë se ai ka qenë targeti kryesor i Serbisë dhe Rusisë.

 

Ish-shefi i kabinetit të ish-presidentit Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për herë të parë nga kush e morën lajmin për ngritjen e aktakuzës nga ana e Gjykatës Speciale ndaj ish-kryeministrit, Hashim Thaçi.

Çollaku ka thënë se kanë qenë në aeroplan duke udhëhtuar për në ShBA kur kanë marrë një mesazh nga ana e në atë kohë të deleguarit special amerikan për dialogun me Serbinë, Richard Grenell.

Tutje, ai ka shtuar se Shtëpia e Bardhë e ka ditur se Thaçit do t’i ngrihet aktakuzë.

“Ishim në aeroplan kur Grenell na dërgoi mesazh se ndaj Thaçit është ngritur aktakuzë. Ata e kanë ditur se do të ndodhë një gjë e tillë ndaj tij”, ka thënë Bekim Çollaku.

“Presidenti Hashim Thaçi duke qenë target i oponentëve ose thënë më troç i kundërshtarëve të Pavarësisë së Kosovës, me këtë rast sidomos target numër një i Serbisë dhe Rusisë të cilët në mënyrë perfide shfrytëzuan mekanizmat dhe aleatët e tyre dhe e gjetën hapësirën e mjaftueshme për ta ngritur këtë grackë të panevojshme dhe tepër të dëmshme për Republikën e Kosovës. Më në fund ia arritën qëllimit që Kosovën ta ndëshkojnë në mënyrën më të ndyrë të mundshme”.

Ai, në Klan Kosova, ka thënë se Gjykata Speciale dhe aktakuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe ish-liderëve të UÇK-së janë bërë me plan të këtyre dy vendeve që janë kundër Pavarësisë së Kosovës.

“Zanafilla e gjithë këtij procesi është me plan të Serbisë dhe Rusisë. Për mua nuk është aspak shqetësuese që iniciativa ka dalë nga këto dy shtete, ajo që më shqetëson mua është se si Bashkësia Ndërkombëtare, partnerët tanë më të afërt dhe partnerët tanë strategjikë, si BE-ja dhe në rend të parë SHBA-të u bënë pjesë e kësaj gracke dhe Kosova si asnjëherë më parë po ballafaqohet me një proces tërësisht të padrejtë, të panevojshëm dhe të pamerituar dhe që po rrezikon të devijojë në mënyrë të paparashikueshme duke cenuar jo vetëm sigurinë kombëtare, por duke cenuar që dikush në një vend përmes një vendimi të tentojë të rishkruajë historinë më të dhimbshme dhe të ndritur të Kosovës që lidhet me luftën e UÇK-së”.

Çollaku deklaroi se edhe SHBA-të dhe BE-ja, si aleatë të Kosovës, kanë rënë pre e grackës së Serbisë dhe Rusisë për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Po them kanë rënë pre se kurrë nuk besoj se SHBA-të dhe shtetet e BE-së që kanë ndihmuar fillimisht vetë UÇK-në dhe popullin e Kosovës për të ardhë deri te liria do të lejonin që të ngritej një mekanizëm i tillë që do të devijonte nga qëllimi për të cilin është krijuar. Edhe votimi në Kuvendin e Kosovës është bërë në mënyrë krejt të vetëdijshme, sepse aludimet e pretenduara në raportin e Dick Martyt për trafikim me organe njerëzore ka qenë akuzë që nuk mund ta kapërdijë asnjë popull i civilizuar, prandaj i arsyetoj deputetët e Kosovës që me votën e tyre themeluan këtë gjykatë”.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Kampionati Botëror i Snookerëve 2021 nё Teatrin ‘Crucible’ nё Sheffield, Angli

Kampioni nё fuqi Ronnie O'Sullivan ka vendosur të mbrojë titullin e tij në Kampionatin Botëror t` Snooker, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img