E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Iron Maiden dhe West Ham United hapin një linjё të re tё fanellave

Duhet lexuar

spot_img

“Die With Your Boots On” (Vdisni me çizmet tuaja tё veshura) është emri i bashkëpunimit të suksesshëm që filloi në vitin 2019 nё mes tё grupit muzikor Iron Maiden dhe klubit futbollistik West Ham United.

Pёr tё gjithё adhuruesit e muzikёs e sidomos tё grupit Iron Maiden dhe tё klubit tё futbollit West Ham United, ёshtё njё lajm fantastic marrё parasysh kombinimin mjeshtёror tё dy kulturave tё ndryshme nё njё tё pёrbashkёt.

Me mijëra fanella qё lojtarёt i veshin kur luajnё vendas të shitura, ka rritur oreksin e West Ham & Steve për të zgjeruar gamën e tifozëve në të gjithë botën për të shijuar si futbollin ashtu edhe muzikën.

Harris ka valëvitur flamurin e klubit West Ham në skenë për dekada, me kitaren e tij bas madje duke shfaqur logon ikonike të klubit. Dashuria e tij për “Hammers” vjen që nga viti 1965 dhe shumë tifozë të grupit Iron Maiden në të gjithë botën kanë përqafuar pasionin e basistit Steve Harris për West Ham dhe vetë kanë marrë mbështetje për klubin, shpesh duke dalë në koncerte me veshje tё “Hammers”.

Harris nuk do ta refuzonte mundësinë për të zgjeruar gamën përtej suksesit të modelit origjinal të fanellёs kur luan vendas, “ishte e pabesueshme të shihje numrin e tifozëve të Iron Maiden & West Ham që morën fanellën fillestare. Me West Ham që po luan kaq mirë në Premier League tani, duket si një kohë e pёrshtatshme  për të nxjerrë fanellën kur luajnё si mysafir nё treg. Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj më tej partneritetin Maiden / West Ham … kush e di, kjo mund të na sjellë fat për një vend në Champions League, nuk i dihet!” – ёshtё shprehur duke buzёqeshur basisti Steve Harris.

Tracey Stratton, menaxher i licencimit në West Ham, flet mbi atë se sa u bё i popullarizuar bashkëpunimi i Iron Maiden me tifozët e West Ham kur filloi në vitin 2019. “Ne kemi pasur një përgjigje fenomenale ndaj bashkëpunimit tonë të parë me fanellën me Iron Maiden, duke shitur porositë disa herë. Reagimet e tifozëve ishin të mahnitshme dhe me angazhim të madh në mediat sociale. Tani jemi të ngazëllyer për të lëshuar nё shitje fanellën kur luajmё si mysafir si ekskluzive për herë të parë në internet në www.officialwesthamstore.com, me stile të mëtejshme për t’i ndjekur, ndërsa ne vazhdojmë këtë partneritet shumë të suksesshëm.”



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img