E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Irak: Lind foshnja me tre organe gjenitale

Duhet lexuar

spot_img

Në Irak ka lindur fëmija me tre penisë, duke u bërë kështu fëmija i parë me një deformim të tillë të çuditshëm, kanë pohuar mjekët.

Mjekët në veri të vendit, afër Mosulit, besojnë se ata janë të parët që botuan ndonjëherë një studim që detajon një rast të trifalisë njerëzore, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

Mjekët kanë theksuar se vetëm një penis ishte funksional, kështu që dy të tjerët – të bashkangjitur në boshtin e penisit të tij aktual dhe pjesën e poshtme të skrotumit u hoqën pas një operacioni.

Mjekët thanë se një në çdo pesë deri në gjashtë milion djem lind me më shumë se një penis, me rreth 100 raste difalie – dy penis – të regjistruara në të gjithë botën.

Megjithatë, djali irakian është i pari që ka trifalia, sipas raportit të rastit të botuar në International Journal of Surgery Case Reports.

Shkencëtarët janë ende në mëdyshje për shkakun e numrit më të madh se një penisi dhe besohet se rasti i parë i tillë është raportuar në vitet 1600.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img