E martë, 20 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Iniciativa Sony PS “Play At Home” (Luaj nё Shtёpi) 2021 me 10 lojëra falas

Duhet lexuar

spot_img

Si pjesë e iniciativës së tyre Play At Home 2021, Sony PlayStation do të lëshojë 10 lojëra falas – përfshirë Horizon Zero Dawn të PS4.

Tё luajturit lojëra ёshtё bërë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të shumë njerëzve, veçanërisht pasi ka shumë që janë bllokuar në shtëpi për shkak të pandemisë. Për të ndihmuar lojtarët të argëtohen ndërsa janë të mbërthyer në shtëpi, si pjesë e iniciativës së tyre Play at Home 2021, Sony PlayStation ka lëshuar 10 lojëra falas si për PS4 ashtu edhe për PS5 – për t’i shkarkuar dhe mbajtur përgjithmonë!

Në fillim të këtij muaji, Sony dhuroi Ratchet & Clank, ndёrsa ka njoftuar se do të japin edhe 10 lojëra tjera shtesë.

Paketa e parë e këtyre lojrave falas tashmë ёshtё në dispozicion dhe përfshin Abzu, Rex Infinite, Subnautica, The Witness dhe Enter the Gungeon. Ata që zotërojnë PSVR do të kenë gjithashtu qasje në Moss, Thumper, Paper Beast dhe Astro Bot Misionet e Shpëtimit.

Ndoshta lajmi më emocionues në lidhje me iniciativën Play At Home 2021 është se Sony PlayStation do të bëjë gjithashtu të lirë në dispozicion edicionin e plotë të lojёs Horizon Zero Dawn, një nga lojërat më të mira të gjeneratës së mëparshme, nё dispozicion falas – paraqet Deville Louw nga “Fortressofsolitude.co.za”.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Meda tregon ‘bakshishin’ më të madh që ka marrë deri më tani në një mbrëmje muzikore

Artisti i njohur i skenës shqiptare, Meda, këtë kohë ka qenë më pasiv në muzikë e po ashtu më...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img