E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Infektologu Tolaj: Mbyllja për dy javë kishte efekt të vogël në uljen e rasteve me COVID-19, masat ishin të panevojshme

Duhet lexuar

spot_img

Qeveria e Kosovës mbrëmë (e diel) mori vendim për lehtësim të masave antiCOVID-19, pas dy javë mbyllje.

Por pavarësisht dy javëve të mbylljes, numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 dhe vdekjeve ishte i lartë, madje këto masa thuhet se kanë pasur efekt minimal në uljen e këtyre rasteve.

Kështu ka vlerësuar infektologu Ilir Tolaj. Ai në një prononcim  ka thënë se trendi i rënies së numrit të rasteve të reja me COVID-19 ka qenë në rënie edhe para aplikimit të masave të fundit.

Ai ka theksuar se këto masa ishin të panevojshme dhe se efekti i tyre ishte i dëmshëm.

“Masat e fundit mund të kenë pasur një efekt minimal në ecurinë e pandemisë. Trendi i rënies së numrit të rasteve të reja me COVID-19 ka qenë në rënie edhe para aplikimit të masave të fundit. Jam shumë i bindur se ky trend do të vazhdonte edhe pa masat e ndërmarra. Prandaj, e përsërisë se masat ishin plotësisht të panevojshme dhe efekti i tyre ishte i dëmshëm në të gjitha aspektet tjera të jetës, ndërsa ndikimi në uljen e shkallës së përcjelljes së infeksionit ishte minimal”, ka thënë Tolaj.

Ilir Tolaj-Infektolog

Infektologu Tolaj më tej ka deklaruar se masat e ndërmarra pa arsyeshmëri bindëse epidemiologjike dhe mjekësore, në fakt treguan se autoritet shëndetësore aktuale si dhe ato parapraket, janë të prira më shumë për veprime rastësore sesa që kanë kapacitete dhe njohuri për analizë të mirëfilltë të situatës epidemiologjike, e cila sipas Tolajt do të prodhonte vendime të logjikshme e të bazuara në ekspertizë, shkruan Telegrafi.

Duke komentuar vendimin e ri të Qeverisë, për lehtësim të masave, doktori Ilir Tolaj tha se çdo mbyllje e cila pasohet domosdoshmërish me hapje do të rezultojë në një aktivitet social shumë më të dendur të popullatës, sesa në kushtet kur jeta zhvillohet normalisht.
“Nuk do të çuditesha nëse pas disa javësh do të kishim një ngritje të lehtë të numrit të rasteve të reja, që do të ishte pasojë direket e mbylljes së panevojshme dhe hapjes pasueses. Masat e reja janë një vazhdimësi e rekomandimeve anakronike dhe të dobëta e keq të kopjuara të mëhershme. Shumë prej tyre nuk mund të realizohen e as të mbikëqyren. Esenca e masave të mirëfillta duhet të jetën që të jenë të thjeshta, lehtë të aplikueshme, minimalisht bezdisëse dhe lehtë të mbikëqyrura. Vetëm të tilla mund të pranohen nga qytetarët dhe të kenë efektin e tyre pozitiv, në të kundërtën nuk do të respektohen siç ka ndodhur edhe deri më tash”, u shpreh Tolaj.

Sipas vendimit të ri të Qeverisë, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 22:30 deri në 05:00. Gastronomia do të lejohet të punojë deri në orën 22:00 ndërkaq shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

Po ashtu, institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Këto masa kanë hyrë në fuqi sot dhe vlejnë për 14 ditë, ku pastaj Qeveria do të bëjë rishikim të tyre dhe në bazë të situatës epidemiologjike do të vendosë për masa të reja.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img