Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka zgjedhur Diego Simeone si trajnerin më të mirë të klubeve në dekadën e fundit (2011-2020).
Simeone ka bërë mrekulli me Atletico Madridin, duke katapultuar klubin në grupin elitar të vërtetë të futbollit evropian dhe ka fituar 152 pikë në tabelën e prodhuar nga IFFHS.
Ai ka një total prej 502 ndeshjesh me Los Colchoneros, ai ka fituar 302 fitore, 118 barazime dhe vetëm ka shijuar humbjen 82 herë
Siemone është trajneri i dytë me ndeshje zyrtare si trajner i Atleticos, prapa vetëm Luis Aragones, dhe në karrierën e tij në kryeqytetin spanjoll deri më tani, ai ka fituar shtatë trofe.
Arritjet e tij më të mëdha janë triumfi në La Liga (2013/14) dhe Kupa e Spanjës në vitin 2013.
Së bashku me dy Super Kupat e Evropës dhe dy triumfet në Ligën e Evropës, Simeone ka arritur edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve, ku ka humbur.
Pas tij në renditje vijnë emra si Pep Guardiola, Jurgen Klopp, Jose Mourinho dhe Maximiliano Allegri.