E hënë, 8 Mars, 2021
No menu items!

Ia “sekuestrojnë” Bitcoinët që kapin vlerën e 50 milionë eurove, i akuzuari refuzon t’ua jap fjalëkalimin për qasje në llogari

Duhet lexuar

Vdes infermierja pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca në Austri

Një infermiere ka ndërruar jetë, ndërkohë një tjetër është duke marr trajtimin mjekësorë në Spitalin e Përgjigshëm të Vjenës...

Pastroni shporetin shpejtë dhe lehtë pa përdorimin e kimikateve

Disa nuk kanë kohë, nuk arrijnë, disa nuk kanë vullnet për të pastruar shporetin menjëherë, dhe disa thjesht e...

Kultivimi dhe përpunimi i bimëve mjekësore aromatike po krijon mundësi për punë fitimprurëse për gratë në Kosovë

Në Kosovë ekziston një komunitet i madh i grave që punojnë në nënsektorin e bimëve mjekësore (BMA) dhe produkteve...

Gjykatësit gjermanë nga një mashtrues kanë arritur të sekuestrojnë bitcoinë në vlerë prej 50 milionë eurove, por nuk po mund të “hapin” llogarinë sepse i akuzuari nuk ka dashur t’ua jap fjalëkalimin për të pasur qasje.

Gjykatësi në qytetin bavarez Kempten, Sebastian Murer, ka konfirmuar rastin e burrit të akuzuar për mashtrim dhe gjatë qëndrimit të tij në burg, po refuzon të tregojë fjalëkalimin për të pasur qasje në llogarinë e miliona eurove, e policia deri më tani ka tentuar të futet disa herë në llogari që ka 1.700 bitcoinë.

“E kemi pyetur, por ai na ka thënë se mund ta ketë harruar”, ka thënë gjykatësi.

Mashtruesi është dënuar me dy vite burgim për shkak të instalimin të softuerit në mënyrë të fshehtë në kompjuterë tjerë, me qëllim që t’i përdor për prodhimin e bitcoinëve.

Bitcoinët ruhen në softuerin e njohur si portofoli digjital që është i siguruar me një fjalëkalim. Ai përdor si qelës për deshifrim, hapje të portofolit dhe qasje në bitcoin. E kur ajo harrohet apo humbet, përdoruesit nuk mund të hap portofolin.

Kur mashtruesi përfundoi prapa grilave, bitcoinët e tij kapnin vlerën e vetëm 20 për qindëshit që sot kjo kriptovalutë ka vlerën. Ajo nga janari është rritur dukshëm dhe ka arritur të tejkaloj shifrën prej 42 mijë dollarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vdes infermierja pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca në Austri

Një infermiere ka ndërruar jetë, ndërkohë një tjetër është duke marr trajtimin mjekësorë në Spitalin e Përgjigshëm të Vjenës...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -