E shtunë, 19 Qershor, 2021
No menu items!
spot_img

I moshuari nga Kosova që këtë vit agjëroi Ramazanin e 75-të

Duhet lexuar

spot_img

Mbrëmja e sotme shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, e për Vehbi Hashanin ky bëhet Ramazani i 75-të që agjëron.
Haxhiu Bihu, siç e njohin ndryshe në Obiliq të Kosovës, është 87-vjeçar dhe agjërimin për herë të parë e filloi në moshën 13-vjeçare.

Ai thotë se më të lehtë agjërimin e ka në pleqëri sesa gjatë rinisë, pasi si bujk i duhej të punonte në ara. Tregon se agjërimi përveç rolit fetar, ndihmon edhe pastrimin e trupit të njeriut.

Përveç agjërimit, Haxhi Bihu rrëfen se nuk mungon në xhami as për faljen e pesë namazeve, përfshirë teravitë.

Megjithëse më i moshuari, ai është i pari që hap derën e xhamisë për t’i pranuar besimtarët e tjerë.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Ferrari SF90 vjen si frymëzim për atlete

Puma dhe Ferrari kanë një produkt të përbashkët. Emri i tij është ION F, dhe është një atlete e frymëzuar...

Më shumë artikuj si kjo