E hënë, 8 Mars, 2021
No menu items!

I ftohti përfshin Evropën, temperaturat shkojnë deri në -30 gradë

Duhet lexuar

Si t’i largoni lëvozhgat në mënyrë të përsosur nga një vezë

Një përdorues i TikTok zbuloi një hile të vezëve. Bëhet fjalë për pastrimin e një veze të zier. Lëvozhgat janë gjithmonë...

LDK konfirmon: Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku kandidatë për kryetar të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se në takimin e kryesisë së kësaj partie sot, Lutfi Haziri dhe Lumir...

Legjenda e futbollit e thotë publikisht se dëshiron të jetë trajner i Barcelonës

Klubi i Barcelonës dje u bë me president të ri. Joan Laporta do ta udhëheq katalunasit në vitet e...

I ftohti i acartë vijon të mbajë të pushtuar pjesën veriore të Evropës duke lëvizur drejt lindjes.

Në Rusi bora nuk është aspak një surprizë në këtë periudhë të vitit, por gjatë kësaj jave kryeqyteti është mbuluar nga një valë rekord e të ftohtit.

Gjatë natës temperature ka shkuar në minus 30 gradë Celsius, 12 gradë më pak sesa parametrat normal.

Në shumë rajone me mijëra familje janë duke vuajtur nga mungesa e ngrohjes dhe ujit të nxehtë pasi sistemet komunale janë dëmtuar për shkak të temperaturave të ulëta.

Në qytetet më të prekura nga i ftohti nxënësve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Edhe në Poloni reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme në qarkullim. Rrugët janë të bllokuara dhe shërbimet e pastrimit të rrugëve nuk mund të vijojnë punën e tyre.

“Është e vështirë, këshilloj që të moshuarit të mos dalin jashtë, të mos lëvizin me paterica. Unë nuk po i përdor por për mua është e vështirë të eci, kam frikë, nuk jam një 20-vjeçare dhe nuk dua të rrëzohem”, u shpreh një qytetare, shkruan Euroneës Albania.

Holanda po ashtu është duke përjetuar një valë të acartë. Bora e cila ka arritur në 50-60 cm ka bllokuar shumë autostrada kyçe në vend, punonjësit e shërbimeve u përpoqën të pastronin borën, por era e fortë e ktheu përsëri në rrugë.

Për shkak të reshjeve të borës edhe udhëtimet ajrore janë ndërprerë.

Në Mbretërinë e Bashkuar një shtresë e trashë e borës ka mbuluar Yorkshire Dales në Anglinë Veriore ndërsa stuhia Darcy solli dëborë dhe akull.

Autoritetet kanë këshilluar të kihet kujdes në të gjithë vendin pasi kushte të tilla atmosferike do të vijojnë të paktën deri ditën e mërkurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Si t’i largoni lëvozhgat në mënyrë të përsosur nga një vezë

Një përdorues i TikTok zbuloi një hile të vezëve. Bëhet fjalë për pastrimin e një veze të zier. Lëvozhgat janë gjithmonë...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -