E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Hoxhaj përsërit: PDK nuk ka votë për Vjosën presidente – është figurë përçarëse

Duhet lexuar

spot_img

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj ka përsëritur serish qëndrimin e kësaj partie rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente të ardhshme të Kosovës.

Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente, pasi ajo e ka dëshmuar veten si figurë përçarëse që nuk e përfaqëson unitetin e popullit.

“Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që përfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes. PDK-ja nuk do ta tradhtojë besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga (Albin) Kurti”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img