Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka përkujtuar 21 vjetorin e vrasjes së 10 shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut.
Kohë kjo kur u shpërngulën mbi 10 mijë shqiptarë nga terrori serb.
Hoxhaj thotë se do të ndajnë fonde për rindërtimin e shtëpive e zhvillimin e bujqësisë.
Postimi i plotë:
Në Mitrovicën e Veriut, aty ku para 21 vjetësh, më 3 dhe 4 shkurt 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe mbi 10 mijë u shpërngulën, pas dhunës dhe terrorit serb në sy të ndërkombëtarëve. Ne do të jemi zëri i tyre dhe do të gjejmë rrugë për të vendosur drejtësi. Ndërsa, për familjet shqiptare që jetojnë aktualisht në veri apo që duan të kthehen në pronat e tyre,
#Rimëkëmbje do të ndajë edhe fonde për rindërtimin e shtëpive, për zhvillimin e bujqësisë, për punësimin dhe krijimin e ndërmarrjeve të vogla si biznese familjare. Ne po vazhdojmë atë që e nisi Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e Ali Kadriu, me përkrahjen edhe të Kadri Veselit. Çdo shtëpi do të rindërtohet në veri. Ky është synimi jonë dhe vetëm me PDK-në në qeverisje këto plane jetësohen.
#PDK134 #Rimëkëmbje