E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Hoti deklarohet për dorëzimin e detyrës te Kurti

Duhet lexuar

spot_img

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pas votimit të qeverisë së re iu është adresuar mediave.

Kryeministri i derisotshëm është shprehur se me rastin e dorëzimit të detyrës, Kurtit do t’ia dorëzojë edhe informacionet lidhur me proceset që ka drejtuar ai duke qenë në krye të ekzekutivit.

“Mënyra e dorëzimit të detyrës përbën standard. Ky standard pres që të respektohet kurdoherë që ndërrohen qeveritë. Është tepër e rëndësishme për maturitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministri i ri pres të sillet me përgjegjësi në dorëzimin e detyrës tek kryeministri i ardhshëm”, ka thënë Hoti.

“Do t’ia dorëzoj informacionet e plota për IPAN-n, diskutimet që kemi bërë me vendet e BE-së veç e veç për procesin e liberalizimit të vizave. Do t’ia dorëzoj informacionet e plota për procesin e dialogut, marrëveshjen e Washingtonit dhe realizimin e obligimeve të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar më tej Hoti.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

The Weeknd dhe Ariana Grande vijnё me pёrpunimin e kёngёs ‘ Save Your Tears’

Remixi i kёngёs 'Save Your Tears' i The Weeknd dhe Ariana Grande do të publikohet sonte mё 22.04.2021. Prodhuesi i...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img