E shtunë, 18 Shtator, 2021
No menu items!
spot_img

Haziri: Kosova nuk duhet të dalë humbëse në dialog, Kurti t’i përvjelë mëngët!

Duhet lexuar

spot_img

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte vetëm takim dhe s’kishte të bëjë me negociata.

Haziri tha se Kosova nuk duhet të dalë humbëse në procesin e dialogut dhe se duhet të shfrytëzohet momentumi i përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Dialogu përfshinë normalizimin me Serbinë dhe ne besojmë në dialogu ndërsa momentumi që po krijohet bashkë me SHBA-në Kosova nuk guxon ta humbë këtë momentum deri tek njohja e ndërsjellët që ka qëllim Kosova. Pjesë e këtij dialogu nuk janë një ose dy çështje të lehta që duhet të arrihen në parim deri tek një dokument gjithëpërfshirës. Por, janë tetë çështje jo të lehta dhe duhet ekipi ynë teknik që ta përgatis kryeministrin që t’i përvjel mëngët dhe t’i sheh pikat një nga një pasi çdo çështje ka zgjidhje”, tha Haziri në Klan Kosova.

“Të gjitha çështjet që janë në tavolinë Kurti duhet të ketë qëndrim të qartë në raport me qëndrimin kushtetues të Kosovës dhe Kosova nuk duhet të dalë humbëse në këtë proces pasi ne asnjëherë nuk kemi dalë humbës në procese të tilla”, tha Haziri.

Haziri mes tjerash foli edhe për katër propozimet e Kurtit për Vuçiqin të cilat i konsideroi si kushte përtej bisedimeve.

“Parimet e bisedimeve çdoherë kanë qenë pakushte Kosova ka harxhuar oksigjen politik duke thënë se duhet të trajtohet si e barabartë pasi Kosova çdoherë ka qenë palë e barabartë”.

“Ka pasur shumë hezitim dhe rezistencë por ndodhi sot pa kushte dhe Kurti u detyra që në mënyrë kushtetuese pasi tash ka petkun e pushtetarin. Mirëpo, këto katër kushte janë përtej bisedimeve. 16 vjet ka qenë rezistencë si opozitë dhe si pakicë parlamentare edhe me protesta por ne që kemi qenë pjesë e negociatave e dimë që ky proces e ka formatin e vet dhe tetë çështjet që janë hormanizu për arritjen e marrëveshjes finale nuk janë shtjerr ka pas sot vetëm luajtje ping-pongu”, tha Haziri.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo