E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Griezmann i Barçës bën “hat trick” me fëmijën e tretë të lindur në të njëjtën ditë!

Duhet lexuar

spot_img

Sulmuesi i Barcelonës Antoine Griezmann është një fitues i Kupës së Botës me Francën, por ai është qartësisht edhe një planifikues i madh i familjes. Ai është bërë baba për herë të tretë. Të gjithë fëmijët e tij kanë lindur në të njëjtën ditë: 8 prill 2016, 8 prill 2019 dhe 8 prill 2021.

Gruaja e 30-vjeçarit, Erika Choperena, lindi fëmijën e tyre të tretë, sot mё 8 Prill, dhe Griezmann shpёrndau  lajmin për botën në mediat sociale në një mënyrë e cila, për sa i përket tweet-eve, ishte mjaft zyrtare ku edhe çifti ka pranuar urime të shumta.

Mirёpo Griezmann nuk do të ketë shumë kohë për të kaluar me fëmijën e tij më të ri, sepse duhet ta kthejë vëmendjen në punën e tij ditore, pasi Barcelona udhëton për t’u përballur me rivalët e hidhur Real Madrid në El Clasico të shtunën. Siç ёshtё e njohur, një fitore në kryeqytetin spanjoll do ta dërgonte Barçën në krye të La Ligas, të paktën derisa Atletico Madrid të luan me Real Betis të nesërmen.

 



SourceESPN
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img