Sa herë që kemi dal në fushë, zemra ka rrahur ndryshe kur ka qenë në pyetje përfaqësimi i ngjyrave Kuq e Zi. Ke luftu me gjithë qenien për fitoren e secilës betejë. E rëndësishme ka qenë ta dhurosh gjithmonë maksimumin nga vetja edhe nëse s’ke arritur të fitosh. Këto tipare luftarake, pjesë të karakterit tim i kanë bërë trajnerët e mi Busha, Cula e të tjerë, me të cilat luftoj edhe sot që në secilën lojë të jetës të dal fitimtare.