Gresa M.Pozhegu, e lindur me 31.10.1997, është kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ka përfunduar bachelor në, Shkenca Juridike dhe është në përfundim të studimeve post diplomike në drejtimin Penalo Juridik.
Zhvillimi i saj profesional filloi në Prokurorinë Themelore në Gjakovë në Departamentin e Krimeve të rënda!
“Synimi i saj kryesor është që të jetë zëri përfaqësues i të gjithë qytetarëve pa dallim e veçmas i rinisë, të familjeve të të pagjeturve dhe grave dhe vajzave ,ndonëse është bërë shumë për gratë, nevojitet ende më shumë punë sidomos në pozitat udhëheqëse e vendimmarrëse. Ne do të mbështesim secilin propozim dhe aktivitet që do të përmirësoj gjendjen ekonomike dhe sociale të grave, rinisë e çdo familje të prekur nga lufta”.
G.P
Assist Kosovo është OJQ me mision zhvillimin e demokracisë, mbështetjen për arritjen e barazisë gjinore, mbrojtjen sociale dhe fuqizimin rinor në Kosovë. Kjo inciativë është vullnetare dhe nuk sponzorohet nga asnjë subjekt politik apo nga kandidatet.