E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Grabitja me armë te liqeni i Badovcit, policia jep detaje

Duhet lexuar

spot_img

Dy persona janë plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:41 në fshatin Mramor, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

“Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport tutje thuhet se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Kampionati Botëror i Snookerëve 2021 nё Teatrin ‘Crucible’ nё Sheffield, Angli

Kampioni nё fuqi Ronnie O'Sullivan ka vendosur të mbrojë titullin e tij në Kampionatin Botëror t` Snooker, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img