E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Gjyqtari i njohur anglez i futbollit, Howard Webb martohet me ish-gjyqtaren gjermane të futbollit, Bibiana Steinhaus

Duhet lexuar

spot_img

Gjyqtari i njohur anglez i futbollit, Howard Webb dhe ish-gjyqtarja gjermane e futbollit, Bibiana Steinhaus, pas një kohe të gjatë të dashurisë së fshehtë në mes tyre martohen.

Ata shfrytëzuan pushimin mes ndeshjeve të përfaqësuesve për të kurorëzuar dashurinë.

“Fatkeqësisht, për shkak të rregullores lidhur me pandeminë, Howard dhe unë mund ta bënim këtë hap të rëndësishëm vetëm si çift. As dëshmitarët nuk u lejuan, e natyrisht as dasmorët.”

Tutje ajo shtoi: “Sigurisht, ne nuk kishim një muaj mjalti”. Steinhaus vuri në dukje se “do të ketë një ndryshim në mbiemrin tim dhe tani e tutje quhem znj. Steinhaus-Webb.”

Tani për tani, çifti mban një lidhje në distancë, sepse Webb jeton në New York, ndërsa Steinhaus ende punon si një zyrtare e VAR-it në Gjermani.

Pasi u martua me Webb, Steinhaus së fundmi i tha gazetës gjermane Bild: “Po, është e vërtetë.”

Webb njihet si gjyqtari që referoi në Premier League midis 2003 dhe 2014, duke u ngritur në radhët e tyre për t’u bërë një nga zyrtarët më të nderuar në lojë. Gjithashtu njihet si gjyqtari që e drejtoi finalen e botërorit të mbajtur në Afrikën e Jugut, në mes të Hollandës dhe Spanjës.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img