E premte, 3 Dhjetor, 2021
No menu items!
spot_img

Gjermania planifikon ofrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, nga muaji shtator

Duhet lexuar

spot_img

Gjermania planifikon të fillojë të ofrojë dozën përforcuese të COVID-19 – apo dozën e tretë – për të moshuarit dhe personat në rrezik nga 1 shtatori, sipas një draft dokumenti të parë nga AFP të dielën, derisa shqetësimet rriten në lidhje me përhapjen e variantit Delta.

Sipas medieve të huaja, plani rekomandon gjithashtu promovimin e vaksinimit te personat nga mosha 12 deri te ajo 17-vjeçare, që do të shkonte më tej se sa udhëzimet e mëparshme të lëshuara nga rregullatori i vaksinave në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe 16 ministrat rajonalë të shëndetësisë të Gjermanisë pritet të përfundojnë planet, të hartuara nga zyrtarët e ministrisë, në një takim të hënën.

Ekipet e vaksinimit do të dërgohen në shtëpitë e kujdesit për të ofruar dozat përforcuese të vaksinave nga Pfizer-BioNTech ose të Moderna-s për banorët, pavarësisht se cilën vaksinë e kishin marrë në fillim, thuhet në dokument.

Mjekët gjithashtu do të jenë në gjendje të administrojnë dozën përforcuese për ata që kualifikohen, siç janë të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo