E enjte, 25 Shkurt, 2021
No menu items!

Gjermani: Mësuesit dhe kujdestarët pritet të kenë prioritet në vaksinim

Duhet lexuar

Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi

Gazetari i Insajderit, Visar Duriqi, është sulmuar fizikisht mbrëmë në mesnatë. Duriqi ka thënë se është sulmuar nga tre persona...

Drejtori sportiv i PSG zbulon të ardhmen e Neymar dhe Mbappe

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain ka biseduar së fundmi më detajisht mbi lojtarët e tij dhe sulmuesin e shumë...

Ja çfarë tërheq më së shumti burrat te gratë

A i pëlqejnë burrat gratë më të plota apo më të holla? A bën ndryshimi ngjyra e flokëve dhe...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Pas vendimit të disa landeve që të rihapin në fillim të javës shkollat dhe kopshtet e fëmijëve, arsimtarët dhe kujdestarët pritet të kenë prioritet në vaksinim ndaj COVID-19.

 

Në Gjermani numri i infektimeve javore nuk po bie, megjithatë dhjetë lande federale kanë vendosur që të rihapin në fillim të javës shkollat ​​dhe qendrat ditore të kujdesjes për fëmijët.

Për këtë arsye mësuesit dhe kujdestarët me shumë gjasa do të marrin një ofertë më të shpejtë vaksinimi kundër Covid-19. Ky plan mbështetet si nga ministri i Shëndetësisë Jens Spahn edhe nga ministrja federale e Arsimit Anja Karliczek si dhe qeveritë e disa landeve.

“Të dyja këto grupe profesionesh kryejnë detyra që kanë një rëndësi të madhe për të gjithë shoqërinë tonë, dhe prandaj duhet të kenë përparësi të dukshme në radhën e vaksinimeve,” tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Në fillim të kësaj jave pritet të merren vendimi përfundimtar në lidhje me vaksinimin prioritar të mësuesve dhe të kujdestarëve krahas personelit mjekësor.DW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi

Gazetari i Insajderit, Visar Duriqi, është sulmuar fizikisht mbrëmë në mesnatë. Duriqi ka thënë se është sulmuar nga tre persona...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -