Michaela Fialova, nga Litomerice në Republikën Çeke, nё fillim shkoi për gjueti për drerё me familjen e saj në moshën 13 vjeç para se të magjepset me gjuetinё në 2013. Tani gjahtarja fiton një pasuri nga shkrepjet e saj në OnlyFans.
Gjahtarja pastaj filloi të ndante foto në internet duke pozuar me krokodila të vdekur, gjirafë dhe zebra me veshje të brendshme dhe gёrsheta. Tani ajo jeton në Afrikën e Jugut ku imazhet e saj të diskutueshme janë kritikuar nga publiku, madje duke pretenduar se ajo është një “vrasëse”. Por Michaela ka mbrojtur veprimet e saj, duke pretenduar se ajo poston foto vetëm për të mbledhur para për qёllime tё mbrojtjes sё kafshёve. Ajo tha: “Unë planifikoj të vazhdoj të ngarkoj sa më shumë përmbajtje të jetë e mundur në mënyrë që të jem në gjendje të financoj kujdesin veterinar për kafshët në nevojë.
“Kjo është arsyeja pse fillova udhëtimin tim në radhë të parë – për të ndihmuar dhe mbrojtur kafshët.”
Michaela ka pasur stërvitje të shumta për pushkë për të siguruar që ajo mund të qëllojë kafshën me një goditje pa u shkaktuar atyre shumë dhimbje. Ajo pretendon se po i përdor aftësitë e saj për të ndihmuar kafshët, sesa thjesht për argëtim dhe se ёshtё e pёrgatitur tashmё me pajisjet e duhura.
Një ditë tipike për të përfshin studimin e specieve të kafshëve që kanë nevojë për menaxhim të popullatës dhe ndjekjen e tyre për tre ditë. Shoqja e saj Sandra sugjeroi që ajo të përdorte OnlyFans si një mënyrë për të fituar para shtesë për të financuar ekipin e saj të mbrojtjes sё kafshёve.
Në mars 2021, ajo krijoi llogarinë e saj dhe fitoi pak më pak se 3,0003 mijё funta në javë nga pozimi në të brendshme me kafshët. Ajo shpjegoi: “Nuk e kisha idenë se mund të bëja kaq shumë para nga një platform dhe isha e gёzuar qё më në fund isha në gjendje të dhuroja para pёr mbrojtjen e kafshёve”.
Sidoqoftë, ajo shpjegoi që ka pasur shumё komente tё cilat nuk duket se i miratojnё pёrpjekjet e saj të reja të biznesit, por fjalët nuk e shqetësojnë sepse ajo mendon se gjuetia është e rëndësishme për ruajtjen e kafshёve tё botës së egër.