E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Gazi i botës: Veliu i ‘shkarkon’ Gazmend Muhaxherit një lumë fyerjesh të rënda

Duhet lexuar

spot_img

Ish nënkryetari i Podujevës, ish ministri i MPB-së në Qeverinë Kurti I, ish ministri i MPB-së në Qeverinë Hoti dhe ish nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka sulmuar kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxherin.

Muhaxheri kishte bërë komente jo të mira për z.Veliu, dhe kjo si duket ka prekur emocionalisht këtë të fundit që ka reaguar me gjuh ëtë ashpër ndaj tij.

Ai nuk ka kursyer as termet fyese si “vardisje”, “Gaz i botës” e “Kali i Trojës” për të parin e komunës së Pejës

“Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijnore, gjithë prapaskenat dhe ndytësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe veprimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, “po e kritikojkan popullistët dhe perfaqësuesit e partive tjera politike, si dhe “kinezët e Facebook-ut”.” – thotë ndër tjerash z.Veliu.

Statusi i plotë dhe i paredaktuar:

Kush po e përqan LDK-në dhe ku po shkon ajo?!

Përtej rezultateve zgjedhore, nga më zhgënjyeset që nga themelimi i LDK-së, dhe pas një procesi për lakmi, për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, me të drejt pritej që kjo parti të fokusohej në rekuperimin e saj duke instistuar në unitet veprues.

Siq e thash, zgjedhja e kryetarit të ri, pavarësisht vlefshmërisë së vendimeve iniciale që mori, e për të cilat mbase do të flas ndonjëherë tjetër, nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe mua, u pa si një ngjarje dhe moment reflektimi dhe rrjedhimisht edhe fillimi të një pune të madhe për unifikimin e partisë.

Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të ipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti.

Vetëfajsimi që LDK po i bënë veti, duket i ka zënë të befasuar edhe kundërshtarët më të egër të saj nga domeni i Facebook politikës.

LDK, ka marrë flamurin që nuk i takon. Përpjekjet e saja qesharake që të “vendosin kush do jetë kryetar Kosove e kush jo”, në rastin më të mirë janë vardisje e popullizmit, e në rastin më të keq, kapitullim.

LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore krysore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insisituar që, nga pozita e tretë e duke amnestuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajsimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit.

Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijnore, gjithë prapaskenat dhe ndytësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe veprimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, “po e kritikojkan popullistët dhe perfaqësuesit e partive tjera politike, si dhe “kinezët e Facebook-ut”.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Apple prezantoi një iMac më të hollë me çip M1 dhe ngjyra të ndritshme

Koha ishte shumë e mirë në Kalifornia dhe dielli po shkëlqente, pak para se Apple të dilte jashtë dhe...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img